Hakohen dy faqe të KBI në Prizren

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar se faqja në Facebook dhe You Tube e Këshillit të BIK-ut në Prizren është hakaur.

Kështu BIK ka njoftuar se publikimet e ditëve të fundit nuk përmbajnë qëndrimet zyrtare të tyre.

“Të nderuar besimtarë, ju njoftojmë se faqja zyrtare e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, në Facebook dhe Youtube, ka disa ditë që nuk mirëmbahet nga personat përgjegjës të këtij Këshilli, si pasojë e vjedhjes së saj nga persona të pandërgjegjshëm”.

”Andaj, si rrjedhojë, publikimet e bëra gjatë këtyre ditëve, nuk përbëjnë qëndrimet zyrtare të Këshillit”, përmbyllet njoftimi i BIK-ut.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.