Hanefi Muharremi jep dorëheqje nga pozita e Kuvendarit të LDK, së në Prizren

Kuvendari i LDK-së, Hanefi Muharremi ka dhënë dorëheqje nga Kuvendi i Prizrenit.
Ai, në zgjedhjet e fundit lokale ishte bartës i listës së LDK-së.
“Kur më kanë caktuar bartës të listës në zgjedhje, pata thënë në parti(LDK) se, nuk e mbaj pozitën e kuvendarit”, tregon Muharremi për “PrizrenPress”.
Ai falënderon votuesit e LDK-së për mbështetjen që treguan në zgjedhjet e fundit lokale.
Hanefi Muharremi do të zëvendësohet nga Haziz Hodaj.