Haxhiu: S’heqim dorë nga Kodi Civil, do ta procedojmë në kuvend sapo t’i kemi votat e mjaftueshme



Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kodin Civil do ta procedojnë në Kuvend sapo t’i sigurojnë votat e mjaftueshme.

Ajo ka theksuar se për Qeverinë është dokument shumë i rëndësishëm dhe se nuk është mirë për Kosovën që ky dokument të dështojë në votim në kuvend.

“Siç kam thënë në konferencat e mëparshme, nuk mund ta procedojmë në kuvend përderisa s’jemi të sigurt që kalon, nuk kemi hequr dorë nga ai dokument, sepse ne nuk i negocojmë të drejtat të njeriut. Kur kemi siguri që ai kalon, atëherë e procedojmë”, ka deklaruar Haxhiu në konferencë pas mbledhjes së qeverisë.

Haxhiu ka ftuar opozitën për ta votuar këtë projektligj, duke thënë se nuk është vetëm obligim i mazhorancës.

“Nuk është obligim vetëm i mazhorancës, por edhe i opozitës që të marrë pjesë në votim. Ende nuk jemi të sigurt se i kemi votat, por do ta procedojmë në momentin që t’i kemi”, ka vijuar ajo.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.