“ Hidroregjioni Jugor” – Njoftim për konsumatorët e Suharekës 

Konsumatorë të nderuar, KRU “ Hidroregjioni Jugor” sh.a njësia e Suharekës njofton se për shkak të defektit të shkaktuar në stacionin e pompave në Fshatin Studenqan, sot me daten 08.05.2024 do të ketë ndërprerje të ujit të pijes prej orës 17:00 deri me datën 09.05.2024 në ora
10:00 në këto Lagje :
Lagjja Gashve
Lagjja Perzhakëve
Lagjja Binakve dhe pjesët e larta të fshatit përgjat rrugës kryesore
Me sanimin e defektit, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes
Ju falenderojmë për mirëkuptim!