Hoxha Husamedin Abazi: ASHK ofendoi shumicën e kombit shqiptar

Shpërndaje në Hoxha i njohur, Husamedin Abazi ka reaguar kundër Akademisë së Shkencave dhe Arteve, pasi këta të fundit publikuan një raport rreth historisë dhe politikës mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abazi tha se ASHK duke gënjyer ka ofenduar shumicën e kombit shqiptar. Kjo pasi që në raportin e ASHK’së thuhet se shqiptarët u konvertuan në mysliman me dhunë.
Postim i plotë:
ASHAK prapë ofendon shumicën e kombit shqiptar!

Akademia e Shkencave dhe Arteve, ka publikuar një raport 39-faqësh rreth historisë dhe politikës mes Serbisë dhe Kosovës, me ç’rast pos tjerash prap ofendon shumicën e kombit duke shpifur dhe ripërsëritur gënjeshtrat e historiografisë komuniste enveriste se shqiptarët u kunvertuan në mysliman me dhunë!
Në këtë raport thuhet edhe:“Të paktë janë ata nga bashkësia ndërkombëtare që arrijnë të kuptojnë se rreth 98% e kosovarëve janë popullsi myslimane, jo pse ata e zgjodhën myslimanizmin si besim dhe bindje fetare të kohëve moderne, por nga një trashëgimi e kohëve të errëta të historisë. Konvertimi i kosovarëve nga të krishterë në myslimanë ka qenë një proces i gjatë i pushtimit, i detyrimit dhe i dhunës sistematike të Perandorisë Otomane, në njërën anë, kurse më anë tjetër ka ardhur si rezultat i luftës së gjatë mes kishës të Lindjes dhe të Perëndimit, të cilat shpesh i lanë besimtarët e tyre pa udhëheqës shpirtëror. Konvertimi i vonë dhe i paqëndrueshëm mund të ketë qenë një arsye, pse kosovarët dhe shqiptarët në përgjithësi përqafuan bektashizmin, si varianti më liberal i myslimanizmit.”
Ky institucion i pa përmirësuar dhe me mendësi moniste të shek të kaluar, me sa duket nuk i shfletojnë (se për ti studiuar jo se jo!) asnjë nga historianët dhe shkenctarët e spikatur, e të cilët e thonë të kundërtën dhe të faktuar me fakte dhe dokumente të pa kontestuara, siç janë: Dr. Hajredin Hoxha, Dr.Ali Hadri, Dr. Hasan Kaleshi, Dr. Skender Rizaj, Dr. Muhamet Ternava, Dr. Muhamet Pirraku, Dr. Ferit Duka, Dr. Husamedin Feraj, Fatos Lubonja, Hasan Bello, Dr. Nehat Krasniqi, Dr. Nuridin Ahmeti, Dr. Tomas Arnold, Dr. Nathalie Clayer, Noel Malcolm dhe shumë tjerë…

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.