Ish-futbollisti i Aston Villas Jose Ignacio Peleteiro konvertohet në Islam👇


Ish-futbollisti spanjoll Jose Ignacio Peleteiro, i njohur më mirë si Jota (32-vjeç), u konvertua në fenë islame.

Këtë e ka bërë të ditur miku i tij nga Kuvajti, Faisal Buresli, në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Prisnin shumë nga ky futbollist spanjoll te Aston Villa kur e sollën në Birmingem. Ai luajti për Brentfordin dhe Birminghamin, si dhe për ekipin B të Real Madridit, përpara se të transferohej në Aston Villa.

Në vitin 2022, ai i dha fund karrierës së tij dhe investoi para në kompaninë e teknologjisë bujqësore Groinn.

Ish-mesfushori ofensiv është tashmë pronari i shumicës së aksioneve dhe kompania ka hyrë në një partneritet me qeverinë spanjolle, e cila, sipas parashikimeve, do të çojë në një rritje të vlerës së kompanisë në tre miliardë euro.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.