Janë 7 motra, kjo ishte motra e vogël, s’kanë as babë e as axhë’- Ahmeti reagon për vrasjen e gruas në QKUK

Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga burri i saj.

Raportohet se gruaja ishte shtatzënë. Policia ka konifrmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe.

Për rastin ka folur edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka konfirmuar se viktima rreth 35-vjeçare që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së është Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.

“Janë 7 motra, kjo ishte motra e vogël, s’kanë as babë e as axhë’, tha Imri Ahmeti për ATV.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.