Ka përfunduar me sukses zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

👇
Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me sukses zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale.
Ky proces është thelbësor për aktivizimin e qytetarëve në vendimmarrjen lokale dhe për të siguruar përfaqësim të përgjithshëm dhe të drejtë në organet vendimmarrëse.
Pjesëmarrja e gjerë, e rreth 3000 qytetarëve në këtë proces, tregon një angazhim të fuqishëm për demokracinë lokale dhe për përmirësimin e jetës së komunitetit në të gjitha fushat.
Falënderoj gjithë banorët e Komunës së Prizrenit për pjesëmarrje masive në këtë proces dhe qytetarinë e treguar me këtë rast, që do të ndikoj drejtpërdrejt në thellimin e bashkëpunimit Komunë-Qytetar për të mirën e të gjithëve, pa dallim.
#Prizreninëpunë