“Ka shpërthyer një shok-bomb”, Policia jep detaje për shpërthimin në Mitrovicën Veriore

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani,për IndeksOnline e ka konfirmuar se ka pasur një shpërthim në rrugën Kolashini te tre rrokaqiej.

Sipas tij, dyshohet se ka shpërthyer një shok-bomb, por që nuk ka pasur dëme anësore.

‘’Sot me datën 03.07.2023 rreth orës 00:52 , është pranuar një informatë se në rrugën Kolashini te tre rrokaqiejt është ndëgjuar një detonim/shpërthim.

Njësitet policore kanë dalur dhe kanë patrulluar në atë lokacion, njëkohësisht kanë biseduar me disa qytetar, por nuk është lokalizuar ndonjë vend se ku ka ndodhur detonimi/shpërthimi.

Mjeti i cili dyshohet se ka shpërthyer në atë zonë, ka qenë shok-bomb, dhe nuk është hasur në dëme anësore.’’ tha Kelani për IndeksOnline.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.