Kadetët e FSK-së stërviten në temperatura të ulëta 🇽🇰

Kadetët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur të zhvillojnë trajnime për kërkim-shpëtim dhe mbijetesë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se kadetët kanë nisur të sfidohen fizikisht dhe psiqikisht për reagim në kushte të motit të ashpër, njofton Klankosova.

“Kadetët tanë të rinj zhvillojnë bazat e njohurive dhe demonstrimin praktik në lëmine e kërkim- shpëtimit dhe mbijetesës. Në Qendrën tonë Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, kadetët tanë sfidohen fizikisht dhe psikikisht për reagim në kushte të motit të ashpër”.

“Motivimi i lartë dhe angazhimi vetëmohues janë konfirmim i fuqishëm se oficerët – liderë të ardhshëm janë garanci për Ushtrinë tonë gjithnjë e më të fortë. Nuk ka sfidë që na ndalë në hapat tonë të çeliktë përpara”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.