Kampioni i shtatë viteve të kaluara në ping-pong, Klubi “Lidhja e Prizrenit”, në konkurrencën ekipore te meshkujt në Superligë, ka mbrojtur mbrëmë titullin

Kryetari Shaqir Totaj, priti sot kampionët e Prizrenit për t’i uruar për sukseset e vazhdueshme e për t’i falënderuar për përkushtimin dhe vullnetin për përgatitjen e brezave të rinj të lojtarëve në ping-pong.

Kryetari Totaj takoi trajnerin e këtij klubi, Rifat Rifati, menaxherin e klubit, Besim Hajdari dhe dy kampionët Dardan Imami e Veton Gota.

“Këta kampionë po e plotësojnë mozaikun e medaljeve të sportistëve të qytetit tonë” – tha Kryetari.

Me këtë rast, u bisedua për kushtet e përgatitjeve të klubit ku Kryetari Totaj premtoi se do të ruhet fryma e sukseseve të tanishme në ping-pong.  

Kryetari, ri përsëriti se sportistët do të trajtohen mirë në Prizren dhe do ta gëzojnë mbështetjen e pakursyer të Komunës së Prizrenit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.