Kapen 27 kg drogë në Prishtinë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka kapur sot mbi 27 kg drogë në një veturë në fshatin Mramor të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, vetura u ndalua pasi hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me Narkotikë morën informacionin për një rast të trafikimit me narkotikë.

Veturën ku u gjet droga e voziste i dyshuari N.N., i cili është arrestuar dhe nga i njëjti janë sekuestruar 60 euro, 320 dinarë. Edhe automjeti i tij po ashtu është sekuestruar.

“Për veprimet lidhur me rastin është lajmëruar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore të Prishtine dhe me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është kryer kontroll te shtëpia e të dyshuarit (në fshatin Badofc i Ri Graqanicë), por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Me vendim mbi ndalimin e personave nga ana e prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë. “

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.