Qeveria e Kosovës realizoi 47.6 % të Planit Strategjik dhe Operacional për periudhën e parë gjashtë mujore

Lëvizja FOL ka bërë monitorimin e Planit Strategjik Operacional(PSO) të Qeverisë për periudhën janar – qershor 2022 të 15 Ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit. Nga 2063 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore, janë realizuar vetëm 983 aktivitete.

Mexhide Demolli-Nimani nga Lëvizja FOL tha se “nga 2063 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore, janë realizuar 983 aktivitete, ndërkaq 1080 kanë mbetur pa u realizuar”.

Demolli-Nimani theksoi se, Qeveria e Kosovës për periudhën e parë gjashtë mujore të vitit 2022 ka realizuar 47.6 % të Planit Strategjik Operacional .

Ministritë të cilat kanë paraparë një numër më të madh të aktiviteteve janë ajo e Kulturës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përderisa Ministria për Komunitete dhe Kthim ka paraparë të realizoj vetëm 8 aktivitete i bie që përqindja e realizimit të del më e madhe në krahasim me ministritë e lartcekura për shkak të numrit të madh të aktiviteteve të parapara.

Për më shumë detaje rreth perfomancës së Zyrës së Kryeministrit dhe secilës nga ministritë i gjeni në vazhdim:
Zyra e Kryeministrit – në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 98 aktivitete prej të cilave ka realizuar 46 nga këto aktivitete.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – në kuadër të PSO-së, për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 35 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 15 nga këto aktivitete.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 461 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 103 nga këto aktivitete.

Ministria e Drejtësisë – në kuadër të për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 94 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 53 nga këto aktivitete.

Ministria e Zhvillimit Rajonal – në kuadër të PSO-së, për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 40 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 38 nga këto aktivitete.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 96 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 56 nga to.

Ministria e Ekonomisë – për këtë periudhën ka paraparë të realizoj 135 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 77 nga këto aktivitete.

Ministria e Punëve të Brendshme – në kuadër të PSO-së për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 191 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 103 nga këto aktivitete.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 123 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 63 nga këto aktivitete.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – në kuadër të PSO-së për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 25 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 22 nga këto aktivitete.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve – në kuadër të PSO-së për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 126 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 80 nga këto aktivitete.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 43 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 33 nga këto aktivitete.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – në kuadër të PSO-së ka paraparë të realizoj 512 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 259 nga këto aktivitete.

Ministria e Shëndetësisë – kishte paraparë të realizoj 76 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 28.

Ministria për Kthim dhe Komunitete – për periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizoj 8 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 7 nga to.

Ndërkaq, sa i përket Ministrisë së Mbrojtjes – në kuadër të Planit Strategjik Operacional për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizoj 14 aktivitete, mirëpo nga kjo ministri s’kemi marrë përgjigje se sa janë realizuar këto aktivitete.

Ajo çka duhet theksuar është se shumë nga ministritë kanë dërguar dhe informacione shtesë sa i përket realizimit të planit, mirëpo FOL në këtë periudhë 6 mujore ka bërë vetëm matjen statistikore të realizimit të aktiviteteve duke u bazuar në afatet kohore që ministritë i kanë caktuar në planin e punës, tha Demolli-Nimani.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.