Komuna e Prishtinës ndan 500 mijë euro për blerje të 100 biçikletave inteligjente për kryeqytetin

Komuna e Prishtinës po planifikon të ndajë 500 mijë euro për blerje të biçikletave inteligjente për kryeqytetin, të cilat do mund të merren me qira deri në 24 orë nga ana e qytetarëve.

Shpallja e njoftimit të tenderit është bërë më 24 mars 2023 dhe do të zgjas deri më 25 prill.

Procedurat e këtij tenderi janë të përshpejtuara. Ndërkaq, kriter i dhënies është çmimi më i ulët.

Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunë për KALLXO bëjnë të ditur se do blihen përafërsisht 100 biçikleta të cilat do jenë me kyçje elektronike inteligjente.

“Do blihen përafërsisht 100 copë me kyçje elektronike inteligjente (që do të mundëson sigurimin e biçikletës pranë ose jashtë stacionit, alarmin e sigurisë, pozicionimin e saj nëpërmjet komunikimit GPS, GSM, GPRS, BLE, zhbllokimin dhe kyçjen nëpërmjet aplikacionit mobil, terminalit dhe kartës së përdoruesit dhe kodit QR)”- thuhet në përgjigje.

Biçikletat do jenë në menaxhim të Komunës së Prishtinës.

Përmes këtij tenderi do ndërtohen 10 stacione për këto biçikleta, derisa pagesa për marrje me qira nuk është caktuar ende.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.