Komuna e Prizrenit organizon koncert humanitar për vogëlushen 10 muajshe, Stina Laçi, e cila vuan nga një sëmundje e rallë gjenetike, Atrofi Muskulare Kurrizore.

Në koncert do të performojë Orkestra Sinfonike “Ibrahim Madhi”, me tenorët Josif Gjipali dhe Kastriot Tusha dhe soprano Ardita Meni dhe Genita Hoxha, nën dirigjimin e Prof. Dr. Isak Shehu.

Koncerti do të mbahet më datë 06.11.2021 (e shtunë) në ora 18:00 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Hyrja do të jetë me bileta, të cilat mund të blihen tek dera. Çmimi i biletës është 5 euro, ku të gjitha të hollat e grumbulluara do t’i dedikohen shërimit të vogëlushes Stina Laçi.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë me një shumë më të madhe për shërimin e Stinës, në hyrje do të vendosjet kutia për ndihmë për shërimin e vogëlushes!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.