Konfirmohet rasti i parë me virusin “Ethet e Nilit” në Kosovë, IKSHPK kërkon kujdes👇



Në Kosovë është konfirmuar rasti i parë me me virusin “Ethet e Nilit”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sot me datë 07.08.2024 përmes Laboratorit të Mikrobiologjisë një rast pozitiv të Virusit të Nilit Perëndimor (West Nile Virus).

Bëhet fjalë për një pacient të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1965, nga komuna e Fushë Kosovës, i hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së me datën 29.07.2024, për shkak të simptomave si lodhja dhe temperatura e lartë.

Këto simptoma te pacienti kanë filluar me datën 22 korrik 2024, ndërsa pas trajtimit ambulantor, ai është hospitalizuar me datën 29 korrik në Klinikën Infektive të QKUK-së për evaluim dhe trajtim të mëtejmë mjekësor.

Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.