Krasniqi: Fjalimet që u mbajtën sot e shprehin krizën e mendimit politik kulturor e kombëtar shqiptarë

Milazim Krasniqi, profesor i rregullt i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ka komentuar mbledhjen e parë të përbashkët të të dy Kuvendeve, atij të Kosovës dhe Shqipërisë, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Mbledhjen e sotme, Krasniqi e ka quajtur ngjarje të bukur. Më pas ai ka pasur edhe disa kritika për fjalimet e politikanëve shqiptarë dhe kosovarë.

“Mbledhja e sotme e përbashkët e të dy kuvendeve, vetvetiu është ngjarje e bukur. Si e tillë duhet të përjetohet. Ndërsa fjalimet që u mbajtën aty, e shprehin krizën e mendimit politik, kulturor e kombëtar në tërë hapësirat shqiptare”, ka shkruar Krasniqi.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.