Kryeministri Kurti niset për në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka udhëtuar në Bruksel ku nesër do të marrë pjesë në mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit.

Ai do të jetë nën shoqërimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ministrit të Punës dhe të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla, ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministres së Drejtësisë, Nita Shala.

“I pari i Qeverisë së Kosovës do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesin e Lartë të saj për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi”, njofton Qeveria e Kosovës.

Në këto takime do të diskutohet mbi marrëdhënien bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit si pjesë e procesit të integrimit të Republikës në Kosovës në Bashkimin Evropian.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.