Kryetari Totaj, së bashku me pjesëtarë të komunitetit boshnjak shënuan sot – Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me pjesëtarë të komunitetit boshnjak dhe të Shoqërisë Kulturo-Artistike “Šarski Behar” në Prizren, shënuan sot 28 shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve, me ç’rast edhe në Prizren janë organizuar një sërë aktivitetesh për këtë ditë, për nder të respektimit të vlerave dhe kulturës boshnjake.

“Urime të gjithë boshnjakëve këtë ditë të veçantë për ta!” – uroi Kryetari Totaj.

Kryetari Shaqir Totaj, potencoi me këtë rast se Prizreni njihet si simbol i tolerancës, bashkëjetesës dhe ndërtimit të urave me të gjithë, në shërbim të zhvillimit të të gjitha sferave të jetës, duke thënë se komuniteti boshnjak ka një rëndësi të veçantë në shoqërinë tonë, pasi, mozaiku i gjithë pasqyrës së Komunës së Prizrenit kompletohet me të gjithë qytetarët e saj

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.