Kryetari Totaj takohet me stafin e “HIDROREGJIONIT JUGOR” bisedojnë për zgjidhjen afatgjate të ujit të pijes

Sot së bashku me nënkryetarin Kujtim Gashi dhe drejtorin e Shërbimeve Publike Çelë Lamaj takuam kryeshefin ekzekutiv dhe stafin profesional të KRU”HIDROREGJIONIT JUGOR” SH.A.

Në këtë takim u bë prezantimi i termave të referencës për “Studimin e fizibilitetit për burimet e ujit në jug-perëndim të Prizrenit” si pikënisje e një projekti jashtëzakonisht të rëndësishëm që do të përfshijë pregaditjen e studimit të fizibilitetit dhe në bazë të saj të realizohen investimet kapitale në infrastrukturë për jetësimin e projektit.

Qëllimi i këtij projekti me rëndësi jetike është zgjidhja afatgjatë e sigurimit të ujit të pijes për qytetarët e Komunës së Prizrenit, për 30 vitet e ardhshme, ka shkruajtur Kryetari Totaj në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.