Kujdes/SHBA paralajmëron Shqipërinë për një kërcënim gjatë fundjavës në Durrës

Ambasada amerikane në Shqipëri ka ngritur alarm për një kërcënim të mundshëm me cak “Samitin botëror për Iranin e Lirë” që do të mbahet afër Durrësit.

Ky samit organizohet nga opozita e Iranit në mërgim dhe është paralajmëruar për të shtunën dhe të dielën.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm i cili ka në shënjestër Samitin botëror për Iranin e Lirë, që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri, nga 23 deri më 24 korrik”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada ka publikuar hapat që duhet të ndërmerren për ta shmangur ngjarjen.

Shtetasit amerikanë apelohen ta shmangin këtë ngjarje, të monitorohen mediat lokale, të ngritet vetëdija për ato që i rrethojnë dhe personat të mbajnë profil të ulët.

Samiti organizohet nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, grupe që avokojnë përmbysjen e qeverisë së Iranit.

Nga këto organizata ishte thënë se në këtë samit do të marrin pjesë politikanë dhe deputetë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut. Në një raportim të REL-it thuhet se në Shqipëri, pranë qytetit të Durrësit, prej vitit 2016 strehohen rreth 3.000 anëtarë të organizatës MEK.

Shqipëria gjatë fundjavës ka qenë cak i një sulmi kibernetik nga një shtet i huaj e ku janë vënë në shënjestër portalet qeveritare.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.