Kurti e pranon kërkesën e ShBA-së për ta shtyrë masën e gjobave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, e ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që qeveria e vendit ta shtyjë për 48 orë shqiptimin e gjobave.

Kurti u shpreh i lumtur që të do punoj me ShBA-të dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje në dy ditët e ardhshme.

“Falenderoj ambasadorin Hovenier për angazhimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orësh për vendosjen e gjobave për targat e paligjshme “KM” (dhe të tjera). Jam i lumtur që do të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Para pak minutave, ishte ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili i kërkoi Qeverisë së Kosovës, që ta shtyjë masën e gjobave për 48 orë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.

Hovenier tha se këtë kërkesë ia ka bërë qeverisë për t’i lejuar ShBA-të dhe BE-në që t’i angazhojnë palët për të gjetur një zgjidhje.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën sot të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje”, është shprehur Hovenier, transmeton Klankosova.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.