Kurti takon ambasadorët e QUINT-it, flasin për kërkesën e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës


Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kanë pritur në takim përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe të Bashkimit Europian.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim u diskutua për tema aktuale si dhe për kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës. “Kryeministri theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar” – citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.Tutje, Kurti ka shprehur keqardhjen e tij për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë që do t’u mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira europiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.