Kurti thotë se është i frustrutar me krizën energjetike, fajëson qeveritë e kaluara për terrin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka raportuar para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes për punën e tij si kryeministër i vendit.

Ai ka thënë se shtetin e kanë gjetur për toke që gjakonte në të gjitha anët.

Poashtu si sfidë ai ka përmendur edhe luftimin e pandemisë COVID-19.

“Në kohën që po e mbajmë këtë mbledhje po përballemi edhe me një sfidë tjetër një krizë energjetike. Derisa kërkesa për energji është rritur çdo vit, prodhimi nga KEK-u ka mbetur i njëjtë. Unë e kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike, edhe unë jam i frustrutar, si njerëz të territ që ishin ata s’kishin se si ta lenin Kosovën ndryshe pos në terr. Ajo epokë ka përfunduar”, ka thënë ndër të tjera Kurti, transmeton Indeksonline.

Më tutje ai ka thënë se rrugëtimi që kanë filluar është me plot sfida, por ka paralajmëruar ditë më të mira.

Kryeministri Kurti ka thënë se vitin e ardhshëm do të propozojnë një zgjidhje më afatgjate për çështjen e energjisë.

Kreu i Vetëvendosjes ka thënë se ekonomia ka shënuar rritje në këta 9 muaj qeverisje.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.