Kurti: Vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105 euro

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se vlera e re e koeficientit të pagave do jetë 105 euro, dhe se në janar të vitit 2024 pritet të jetë 110 euro.

“Me këtë sistem të ri kemi mbërritur disa objektiva bazë; Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive; ngushtim të hendekut ndërmjet zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve; mbështetje solide për katër kategoritë jetike: mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarëve“, tha Kurti.

Kurti tha se për çdo vit do bëhet ndryshimi i koeficientit dhe se nuk do të ketë më stagnim të pagave.

“Pagat do të rriten sipas punës dhe rezultateve në rritjen ekonomike”, u shpreh ai.

“Do të paraqiten edhe skemat e reja të punësimit, meqenëse prioritet i qeverisë është punësimi, veçanërisht i rinisë”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.