Kuvendari Gashi: Komuna e Prizrenit e “sakaton” tabelat shenjëzuese



Tabela e vendosur para Beledijes ka gabime drejtshkrimore në shënimet në gjuhën Turke dhe ate Serbe/Boshnjake. Po ashtu, jam shumë kureshtar ta di se në cilin tekst arkivor, historik apo shkencor ndërtesa e Beledijes (nga turqishtja Belediye – Komunë, e ndërtuar gjatë periudhës Osmane kah fundi i shekullit XIX) ka pasur funksionin e Kuvendit Komunal?
Edhe tabela e vendosur para krojeve të Shadërvanit ishte shkruar gabimisht në gjuhën turke, por pas reagimeve të shumta u largua nga shtylla, ka shkruajtur Kuvendari Ilir Gashi në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.