Lajm i fundit: Në Gaza: “Çdo 10 minuta, vritet një fëmijë”😢🤲



Shefi i zyrës së mediave të Gazës në Palestinë, Salama Maarouf, ka dhanë shifra për numrin e vdekjeve e të plagosurve.

Maarouf thotë se 9,500 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori, duke përfshirë 3,900 fëmijë.

“Këto shifra do të thotë … çdo 10 minuta, një fëmijë vritet,” tha ai.

Ai raportoi rreth 24,158 lëndime dhe tha se sulmet ajrore izraelite “nuk ishin të kufizuara në një grup të caktuar” dhe gjithashtu synonin paramedikët dhe gazetarët. Të paktën 46 gazetarë janë vrarë, sipas zyrës së mediave në Gaza.

Maarouf tha se sektori shëndetësor në veçanti “pësoi disa goditje” me sulmet izraelite që nxorën jashtë shërbimit 16 spitale si dhe 32 objekte të tjera të kujdesit mjekësor.

Këtu janë disa të dhëna tjera kryesore:

Janë shkatërruar 27 autoambulanca.
105 objekte mjekësore kanë pësuar dëmtime si pasojë e sulmeve ajrore apo granatimeve.
Forcat izraelite gjithashtu shënjestruan dhe shkatërruan tre objekte të universitetit palestinez.
Më shumë se 8,500 ndërtesa banimi janë rrafshuar.
Rreth 220,000 njësi banimi janë shkatërruar plotësisht.
40 mijë njësi të tjera banimi janë pjesërisht të shkatërruara dhe të pabanueshme.
220 objekte shkollore janë sulmuar, 60 janë jashtë funksionit si pasojë e “sulmit të drejtpërdrejtë”.
88 ndërtesa qeveritare janë shkatërruar plotësisht.
55 xhami dhe tre kisha janë shkatërruar plotësisht. /mesazhi

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.