Lajmi i Fundit:13 persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi i një bombole të gazit në Mitrovicë

Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar 13 persona.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku theksoi se bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi.
“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gasi”, ka thënë Zahiti për Indeksonline.