Policia kërkon ndihmë për arrestimin e 24-vjeçarit nga Deçani për tentim dhunim

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Personi i kërkuar është:
BLEND (Asllan) ZEKAJ i lindur me 07.01.1998 në Carrabreg-Deçan.I denuari është i kërkuar për veprën penale:

“Dhunim nё tentativё”Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës.– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: info@kosovopolice,com.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.