Me 1260 vota, asamblisti Ilir Gashi thyen rekordin në Kuvendin e Prizrenit

Asamblisiti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Gashi, në zgjedhjet e fundit lokale ka arritur t’i marrë 1260 vota dhe kështu ka dalur si asamblisti më i votuar jo vetëm në këto zgjedhje por më i votuari në të gjitha zgjedhjet pas shpalljes së pavarsisë me sistemin “një kandidat një votë”.

Postimi i tij i plotë :

Me certifikimin e zgjedhjeve rezulton se kam marrë gjithsej 1260 vota për t’i përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Prizrenit. Kjo më bëri kandidatin më të votuar nga të gjitha partitë në komunën tonë që nga Pavarësia e deri më sot.
Dua të theksoj se unë votën nuk e konsideroj numër, por amanet. Votuesit më ngarkuan me peshën e përgjegjësisë, ndërkaq mua më takon të përpiqem që t’ua shkarkoj barrën e brengave atyre.
Faleminderit, Prizren!
1260 ❤.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.