Mërgim Lushtaku i dërgon infuzion Albin Kurtit

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i ka dërguar infuzion kryeministrit Kurti në seancën e Kuvendit që po mbahet këto momente.

Këtë veprim, Lushtaku e ka arsyetuar duke thënë se Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr dhe se shëndetësia ka nevojë për infuzion.

“Edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion.
Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr.
Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës” shkruan Lushtaku në reagim./Indeksonline/

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.