Nesër shënohet “Nata e Mevludit” ditëlindja e Muhamedit a.s
![Nesër shënohet “Nata e Mevludit” ditëlindja e Muhamedit a.s](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/10/IMG-20221006-WA0028.jpg)
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës organizon manifestim kulturor me rastin e Muajit të Mevludit.
Manifestimi mbahet në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë, më 7 tetor 2022, pas namazit të akshamit.
Ligjëratën kryesore kushtuar lindjes së Pejgamberit a.s., do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Manifestimi do të shoqërohet edhe me lexim Kurani, Mevlud, ilahi e kaside.