Mesazhi i Presidentes Osmani me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e fesë islame, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Ky është mesazhi i plotë i Presidentes:

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, dua t’i uroj të gjithë besimtarët e fesë islame për këtë muaj të sakrificës dhe solidaritetit. Ky muaj është mundësi e mirë për të menduar për të gjithë, për të ndarë diçka nga vetja për të tjerët dhe për ta shpërfaqur shpirtin solidar, siç di dhe e ruan këtë traditë populli ynë ndër shekuj.

Ne kemi nevojë për shpresë, kurajo dhe mbështetje të njëri tjetri, ndaj ky muaj është adekuat për një përpjekje të përbashkët dhe dëshmi se duke bashkëndjerë me nevojtarët e bëjmë shoqërinë më humane e shtetin më të konsoliduar.

Të dashur besimtarë, le të kalojë ky muaj në harmoni, paqe e mirëkuptim! Ju qoftë agjërimi i lehtë në muajin e shenjtë të ramazanit!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.