Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në partneritet me UN-Habitat Kosovë po  mbajnë Punëtorinë “ Nxitja e Zhvillimit Rajonal të Qëndrueshëm dhe të Balancuar përmes Projekteve të Investimeve Kapitale”

Sot më datë 31.05.2022, po mbahet punëtoria e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në partneritet me UN-Habitat Kosovë “ Nxitja e Zhvillimit Rajonal të Qëndrueshëm dhe të Balancuar përmes Projekteve të Investimeve Kapitale”.

Punëtorin u hap nga z.Besim Kamberaj – zv.Sekratar i Përgjithshëm i MZHR-së, i përshëndeti të pranishmit në punëtori dhe theksoi që besojë se do të jemi aktiv gjatë të gjitha sesioneve të realizimit të punëtorisë duke uruar që të kemi punë të mbarë dhe një punëtori të suksesshme, më pas z.Kamberaj i’a kaloni fjalën z.Fikrim Damka – Ministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.


Ministri z.Damka, falënderoi te pranishmit dhe citoi që është mundësi e mirë që bashkërisht të diskutojmë mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik rajonal dhe të eksplorojë të kuptuarit e elementeve kyçe të zhvillimit rajonal dhe zbatimin efektiv të tij në praktikë. Njohja e substancës së zhvillimit rajonal do të krijojë një bazament të qëndrueshëm për zyrtarët publikë (të nivelit lokal dhe qendror) që të përshtatin më mirë politikat, të bëjnë intervenime adekuate dhe të zhvillojnë projekte të investimeve kapitale të bazuara në vend që do të nxisin një zhvillim të balancuar socio-ekonomik të rajoneve në Kosovë.

Punëtoria po vazhdon punimet me fjalë rasti sipas agjendës nga znj. Ulrika Richardson, koordinatore e OKB-së për Zhvillim, znj. Ylva Sahlstrand, Sekretare e parë Menaxhere e Programit për Reformë në Administratën Publike, të Drejtat e Njeriut dhe Demokracia , nga Ambasada e Suedisë. z.Rong Yang, Shef i Zyrës dhe Këshilltari Kryesor Teknik, UN-Habitat Kosova, z. Servet Spahiu – Sekretar në Ministrin e MMPHI -së

Qëllimi i punëtorisë fillestare njëditore është të eksplorojë të kuptuarit e elementeve kyçe të zhvillimit rajonal dhe zbatimin efektiv të tij në praktikë. Njohja e substancës së zhvillimit rajonal do të krijojë një bazament të qëndrueshëm për zyrtarët publikë (të nivelit lokal dhe qendror) që të përshtatin më mirë politikat, të bëjnë intervenime adekuate dhe të zhvillojnë projekte të investimeve kapitale të bazuara në vend që do të nxisin një zhvillim të balancuar socio-ekonomik të rajoneve në Kosovë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.