Mori porosinë mbi 2500 euro nga posta e shpejtë dhe u largua pa paguar, arrestohet nga policia

Një grua në Gjilan është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet se ka kryer veprën e mashtrimit ndaj një punëtori të postës së shpejtë.
E dyshuara ka marrë një porosi në vlerë prej 2650 euro dhe është larguar pa e paguar porosinë. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.