Ndahet nga jeta 26 vjeqari i aksidentuar para dy javësh tek semaforët në Ortakoll të Prizrenit

Mbrëmë ka ndëruar jetë në QKUK 26 vjeqari M.Gj , i cili para dy jave ishte goditur nga një veturë tek semaforët që nuk punojnë një kohë të gjatë në rrugën kryesore të Ortakollit në Prizren.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq në raportin e Policisë për datën 1 dhjetor, kur kishte ndodhur aksidenti, ishte raportuar për një aksident në rrugën “Wesli Klark”, ku një person ishte goditur nga vetura. Aksidenti dyshohej se kishte ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, viktima ishte dërguar për trajtim në QKUK.

I dyshuari ishte dërguar në mbajtje.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.