Ndahet nga jeta në moshë të re infermierja e QKMF-së në Deçan

Infermierja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Dafina Hakaj, është ndarë nga jeta mbrëmjen e kaluar, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e kobshëm për vdekjen e saj e ka dhënë kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, i cili u ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerën.

E në rrjete sociale nuk munguan as postimet e familjarëve dhe kolegëve të cilët kanë ndarë fjalët më të ndjera në kujtim të Dafina Hakajt.

Nuk janë bërë ende të ditura detajet për ceremoninë mortore të së ndjerës.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.