Ndërron jetë papritmas ushtaraku i njohur kosovar

Dje ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shefki Sylejman Pajaziti.
FSK njofton se ai vdiq mbrëmë pas një sulmi kardiak.
“Shefki Sylejman Pajaziti( 04.10.1973 -22.02.2023)
Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter shtabor Shefki Sylejman Pajaziti, dje në orët e vona të mbrëmjes pas një sulmi kardiak.
Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, shokëve dhe bashkëluftëtarëve. Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/