Osmani ndan mirënjohje për Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, pas aksionit humanitar në Turqi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

Osmani ia ka ndarë një mirënjohje për kontributin vullnetar në operacionin humanitar në Republikën e Turqisë, pas tërmetit që goditi këtë shtet.

Në takim me vullnetarët e kësaj Shoqate, Presidentja Osmani çmoi lart kontributin e tyre, duke potencuar se ata kanë përfaqësuar denjësisht shpirtin solidar e human të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.