Ndezet atmosfera pas përmbysjes së rezultatit në Dragash (VIDEO)

Sapo ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora për komunën e Dragashit.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosoës ka arritur të marrë 54 vota.
Kurse, 244 mërgimtarë votuan për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Me këtë rast, rezultati është përmbysur në këtë komunë, ku LDK del e para me votat e diasporës me 5.845 vota kurse PDK ka marrë gjithsej 5.702 vota.