Në qytetet e Serbisë rrugët mbushen me slogane fashiste që bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Në kryeqytetin e Serbisë rrugët janë mbushur me slogane fashiste që bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
“Kur të kthehet ushtria në Kosovë” është mbishkrimi që shkruhet në këto grafitë që u shfaqen në Beograd në fund të korrikut.
Një pankartë me të njëjtin mesazh është shpalosur edhe nga tifozët e klubit të futbollit Crvena Zvezda, gjatë një ndeshjeje miqësore me klubin italian Fiorentina, më 26 korrik në Beograd.
Në këtë ndeshje futbolli ishte prezent edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.