LAJMI I FUNDIT: Gjykata Komerciale shtyn vendimin e MINT-it për Klan Kosovën

Gjykata Komerciale i ka dhënë të drejtë Klan Kosovës, ndaj ankesës që e kishte parashtruar kundër vendimit të MINT-it, raporton Gazeta Blic.

Me këtë vendim Gjykata Komerciale ka aprovuar padinë e Klan Kosovës për ta shtyrë ekzektuimin e vendimeve që ia suspendojnë licensën e biznesit.
“A K T V E N D I M
I. APROVOHET si e bazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve.

II. SHTYHET ekzekutimi i Vendimit nr. 4566/01 i datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 309/11 i datës 14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve në Kosovë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit.“, thuhet ndër të tjera në vendim.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.