Në zonën 40 km/h voziti 110 km/h, i merret patentë shoferi për 1 vit dhe i shqiptohet gjobë 500 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar kundërvajtësi i cili po ngiste veturën 110 km/h në zonën ku është e lejuar 40 km/h.
Kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe ndalim i drejtimit me mjet motorik prej 1 viti, njofton PK-ja, raporton IndeksOnline
Postimi i plotë:
Identifikohet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 110 km/h
Mitrovicë, 20 mars 2023
Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë(5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti./Indeksonline