Nesër është “Dita e Arafatit”, që simbolizon ardhjen e Kurban Bajramit🐏



I dërguari i Allahut Muhamedi a.s ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën Allahu liron robër më shumë nga zjarri, se në ditën e Arafatit.” Transmeton Muslimi

Dita e Arafatit është dita kur u plotësua feja Islame Allahu thotë: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e  plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj”. (Surja Maide, ajeti 3).

Dita e lirimit nga zjarri i Xhehenemit.
“Nuk ka ditë që Allahu liron robër më shumë nga zjarri i Xhehenemit se në ditën e Arafatit.” (Muslimi)

Është dita e lutjes!
“Duaja më e mirë është duaja në ditën e Arafatit.” (Shejh Albani në Sahih el-Xhami)

Dita kur zbret Allahu mbi qiellin e Arafatit.
“Ai afrohet ashtu siç i takon madhërisë së Tij, e pastaj mburret me ta (haxhilerët) para melaikeve dhe thotë: “Çfarë duan këta njerëz?”. (Muslimi)

Tekbiret pas çdo namazi nga Sabahu i ditës së Arafatit. Milona Haxhinjë mblidhen në malin Arafat për tu u lutur në këtë ditë.

Agjërimi i Ditës së Arafatit është shumë e pēlqyer.
Dita e Arafaiti është nesër e shtunë, më 15 qershor, derisa Kurban Bajramit të Dielën me 16 Qershor 2024.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.