Nesër është Nata e Madhe e Israsë dhe Miraxhit

Israja dhe Mi’raxhi, është momenti kur Allahu i Madhërishëm e udhëtoi robin e Tij, Muhamedin a.s., me trup e shpirt, nga Mekka në Mesxhidi’l Aksa, në Jerusalem dhe nga aty në mbi shtatë palë qiej e deri në “Sidretu’l Munteha”.

Në këtë udhëtim qiellor, Allahu bisedoi drejtpërdrejt, pa ndërmjetësues, me Muhamedin a.s., ia mundësoi që t’i shohë shumë gjëra prej madhështisë së fuqisë së Krijuesit Fuqiplotë. Në Kur’an, Allahu dëshmon: “Ai (Muhamedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” (Kur’ani, En-Nexhm, 18). Pra, e pa atë që e pa, pa shumëçka, që për mendjen njerëzore janë krejtësisht të paarritshme.

Muslimanët besojnë miraxhin e Pejgamberit a.s., por, atë e përjetojnë vetëm besimtarët që falin namazin për hirë të Allahut, si dhe ata që e përkujtojnë këtë ngjarje madhore, me mendje, zemër e shpirt, sa herë që vije ajo.

Me këtë rast pas namazit të jacisë, Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, organizon PROGRAM FETAR, në xhaminë Sinan Pasha në Prizren.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.