Nesër Prizrenin e vizitojnë Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti

Edicioni i pestë i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm (KSDW) 2022 nis të hënën, më datë 30 maj 2022, dhe mbahet deri më 10 qershor 2022.

Kjo ngjarje mbetet ngjarja më e madhe për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon. KSDW 2022 organizohet në partneritet mes Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, GIZ, Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF).

Tema e sivjetme e KSDW do të jetë Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë ngjarje do të ketë fjalime nga Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti mbi Agjendën e Gjelbër. Folës tjerë do të jenë Ministrja Artane Rizvanolli, ambasadorë e përfaqësues të shoqërisë civile në vend, thuhet në komunikatë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.