Netanyahu tash ndryshon qëndrim: Nuk mund të them me siguri nëse Irani ishte i përfshirë në planifikimin e sulmeve të 7 tetorit

Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se qëllimi i Izraelit për të shkatërruar Hamasin në Rripin e Gazës nuk do të ndryshojë.
Ai thotë gjithashtu se zgjerimi i operacioneve tokësore të IDF-së në Gaza nuk do të pengojë kthimin e pengjeve.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me përfshirjen e Iranit në sulmet e 7 tetorit, Netanyahu thotë: “Unë nuk mund t’ju them me siguri se në këtë operacion specifik, në këtë moment të veçantë, ata ishin të përfshirë në mikro-planifikim”.
Netanyahu thotë gjithashtu se është në favor të mbylljes së disa ministrive të qeverisë dhe rritjes së shpenzimeve qeveritare.
“E vetmja ekonomi që më intereson tani është ekonomia e municioneve”, thotë ai.
Ai pohon se ekonomia mund të përballojë luftën dhe zotohet të investojë masivisht në zonën kufitare të Gazës që u shkatërrua në sulmin e Hamasit të 7 tetorit./AP