Nis protesta e BSPK-së, kërkojnë rritjen e pagave

Sindikatat e Pavarura në Kosovë, kanë filluar protestën me kërkesë për rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

Nisja e protestës u bë nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Qeverisë, ndërsa në pankarta të protestuesve shkruan “Kryeministër realizo kërkesat tona! Parandalo grevën e përgjithshme”.

Në protestë po marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.