Pas raportimit të mediave për rastin e pedofilisë në Prizren, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit kanë nisur hetimet ndaj 70-vjeçarit nga Prizreni me profesion mësimdhënës, i dyshuar për pedofili.

Rasti u bë publik në programin e parë të emisionit “Piranja” në ABCnews.

Në një përgjigje me shkrim, Policia Rajonale e Prizrenit tha se mësimdhënësi është identifikuar por i njëjti nuk është gjetur në adresën e banimit.

“Lidhur me videon që është shfaqur në disa portale, Sektori Rajonal i Hetimeve ka kontaktuar Prokurorinë e Shtetit në Prizren. Në konsultimi me Prokurorinë, Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, ka filluar hetimet ne lidhje me ketë rast , të cilat pretendohen në një video të postuar në abcnews.al. I njëjti është identifikuar. I dyshuari nuk është gjetë në adresën banimit”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.