Për 24 orë, policia në Prizren ndan 102 gjoba ndaj qytetarëve

Drejtoria e policisë në Prizren ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19 në atë rajon.

Gjatë kryerjes së detyrave janë inspektuar sheshe, rrugë të frekuentuara, qendra tregtare si dhe lokalet e gastronomisë.

Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 102 gjoba ndaj personave fizik, janë dhënë 21 vërejtje, janë kontrolluar 26 lokale për mos respektim të orarit si dhe janë shqiptuar dy gjoba prej 200 euro ndaj pronareve të lokaleve .

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.